Historia Jonë

Ne sjellim librat tek ju, me zë.

Xixe është një platformë audiobooks që lind nga një bindje e thjeshtë, por e fortë: shoqëria ecën përpara vetëm kur mbështetet në fakte, përvojë reale dhe mendim të thelluar. Në një botë ku lajmi është reduktuar në dy rreshta, ku konfliktet dhe titujt provokues vlejnë më shumë se e vërteta, dhe ku algoritmet na ushqejnë vetëm me atë që duam të dëgjojmë, Xixe zgjedh një rrugë tjetër. Ne nuk besojmë te llomotitja. Nuk besojmë te polarizimi. Dhe nuk besojmë se opinioni mund të zëvendësojë faktin. Xixe u krijua për t’i sjellë publikut ide të strukturuara, të argumentuara dhe të provuara në kohë, nga historia, politika, ekonomia, lidershipi, psikologjia dhe shoqëria. Ne përmbledhim dhe lexojmë libra që mbështeten në kërkim shkencor, përvojë shtetërore, udhëheqje reale dhe mendim serioz — sepse vetëm ata që kanë qenë realisht në nivele të larta përgjegjësie mund t’u tregojnë të tjerëve rrugë përparimtare. Ne besojmë fort në parimin: Çdokush ka të drejtë ta ketë opinionin e vet — por askush nuk ka të drejtë t’i ndryshojë faktet. Qëllimi ynë nuk është të bindim, por të informojmë. Jo të krijojmë palë, por të hapim perspektiva. Jo të ushqejmë emocionin e momentit, por mendimin afatgjatë.

Kush qëndron pas këtij blogu

Blogu Xixe është krijuar nga Shpejtim Kastrati, jurist dhe gazetar i diplomuar. Karrierën profesionale e ka ndërtuar paralelisht në drejtësi dhe media: fillimisht në gjykatë, më pas në prokurori, duke ruajtur gjithmonë përkushtimin ndaj ligjit, faktit dhe përgjegjësisë publike. Në media, për më shumë se 13 vjet ka qenë komentator sportiv — një zgjedhje e vetëdijshme për të shmangur kontraversitetin artificial dhe zhurmën që shpesh shoqëron diskursin publik. Xixe nuk është një projekt anonim. Është një punë personale, me emër dhe mbiemër, e ndërtuar me përgjegjësi dhe bindje se publiku meriton më shumë se tituj të zhurmshëm dhe debate boshe. Nëse kërkon përmbajtje që respekton inteligjencën tënde dhe të trajton si qytetar, jo si klik — je në vendin e duhur.

Audio Cilësore

Regjistrime profesionale në studio.

Kudo me ju

Dëgjoni në telefon, tablet ose laptop.

Eksploro Librat
Duke dëgjuar libra audio